E Diel, 1 Nëntor 2026

Kusari: Takimi i qeveriveShqipëri-Kosovë mundësi e shkëlqyer

Të tjera rreth shkrimit #Kosova #Shqipëria September 13, 2013 PRISHTINE-  “Një mundësi e shkëlqyer”-vlerëson ministrja e Ekonomisë së Kosovës Mimoza Kusari vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.
 
Kryeministri Rama dhe 13 anëtarë të kabinetit po zhvillojnë një vizitë në Kosovë. Ky është takimi i parë i Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar me të marrë detyrën si kryeministër.
 
Në postimin e saj në Twitter ministrja Kusari shkruan se “Takimi është mundësi për ngritje të mëtejshme të bashkëpunimit”

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri Thaçi me ceremoni shtetërore. Pas pritjes shtetërore u zhvillua takimi bilateral i dy qeverive.
 

Takim i parë i përbashkët në mes të dy Qeverive #Kosova dhe #Shqipëria Mundësi e shkëlqyer për ngritje të mëtutjeshme të bashkëpunimit tonë

— Mimoza Kusari (@mimozakusari) September 13, 2013

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›