E Martë, 3 Nëntor 2026

Drejtoresha e re e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, takon organet e vetting-ut në Shqipëri

Drejtoresha e re e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Valentina Superti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë, ka zhvilluar një takim edhe me organet e vetting-ut në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila, duke cituar Supertin  vlerëson se “takim ishte shumë i mirë”.

Ajo e cilësoi shumë të rëndësishëm përfundimin e procesit të Vetting-ut dhe vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Është e rëndësishme të përfundojë Vetting-u dhe të vazhdojë zbatimi i Reformës në Drejtësi, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, tha në takim drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Valentina Superti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›