1.1 për qind inflacion
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë në dy muajt e partë të vitit, janar dhe shkurt, ishte më i lartë për 0.8 për qind. Në muajin janar 2010 indeksi i çmimeve ishte më i lartë për 0.5 për qind krahasuar me muajin dhjetor 2009.
Kurse çmimet e konsumit në muaji shkurt, në krahasim me muajin janar, kanë shënuar rritje 0.3 për qind. Këto të dhëna janë publikuar nga Enti i Statistikave të Kosovës, në publikimet mujore për indeksin e çmimeve. Ngritje e çmimeve vërehet te perimet me një ndikim prej 0,3 për qind. Te grupet dhe nëngrupet e tjera gjatë shkurtit 2010 ndryshimet e çmimeve janë pa ndikim në indeksin e çmimeve.
Çmimi i rrymës, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse në muajin shkurt 2010 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009 ka pësuar një ngritje për 7,8 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal është ngritur 10 për qind, perimet 11,1 për qind, ndërsa sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat kanë pësuar një ngritje prej 18,6 për qind.