Dosti i Acdes

Falë shoqërisë së tij me ish shefin e shtyllës IV të UNMIK`ut, Paul Acda, drejtori aktual i doganave, Naim Huruglica, do ta përjetojë edhe një mandat në këtë pozitë. Edhe pse Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka shpallur konkursin për drejtor të ri në këtë institucion, duket se janë të pafuqishëm t`i zbatojnë kriteret e paraqitura. Ato qysh po duket i ka përcaktuar tashmë EULEX`i.
Burime të Express tregojnë se EULEX, gjegjësisht njeriu i deleguar për mbikëqyrjen e doganave në këtë administratë - Paul Acda, po bën presion të vazhdueshëm tek institucionet e Kosovës për të mos e ndërruar drejtorin Huruglica. Kërkesave dhe presioneve i kanë kontribuar edhe njerëz të zyrave tjera të huaja në Kosovë. Përndryshe, sa për drejtuesit e qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, deri tash Huruglica do t`ishte harruar.
“Edhe pse është shpallur konkursi për drejtor të ri të doganave, Naim Huruglica në saje të presioneve të EULEX`it dhe zyrtarëve në këtë administratë, si po duket do të mbetet edhe për një mandat”, tha një burim i Express.
Njëjtë ka ndodhur edhe atëherë kur ishte suspenduar Huruglica nga ministri Ahmet Shala, për shkak të aferës me cisternat helmuese që marshonin nëpër territorin e Kosovës. Kryeministri Thaçi dhe ministri Shala u përballën me një presion të tmerrshëm për kthimin e tij në doganë, gjë që edhe ndodhi pas disa ditësh. Kërkesën dhe dëshirën për qëndrimin e tij në këtë pozitë as nuk e kanë fshehur zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë.
Blerim Krasniqi, zëdhënës në EULEX, shprehu qëndrimin pozitiv për drejtorin Huruglica. Ata thonë se Naim Huruglica është njeriu ideal për këtë pozitë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...