E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i UNESCO-s, qytetar nderi në Berat

Titulli i është dhënë drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s Koiçiro Macura nga bashkia e Beratit, gjatë një ceremonie realizuar enkas për këtë rast. Macura u nderua për kontributin e dhënë në promovimin e trashëgimisë kulturore të Beratit. 

BERAT- I jepet titulli qytetar nderi i Beratit drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s Koiçiro Macura për kontributin e dhënë në njohjen, promovimin e trashëgimisë kulturore të Beratit.
Titulli është dhënë nga bashkia e këtij qyteti gjatë një takimi ku ishte i pranishëm dhe vetë zoti Macura.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai u shpreh se ndihet i vlerësuar, ndërsa bëri apel për vlerat e Beratit, i cili tashmë është pjesë e listës së trashgimnisë kulturore ndërkombetare të UNESCO-s.
“Ruani vlerat tuaja kulturore dhe mirëmbajini këto pasuri që tashmë janë dhe pasuri të UNESCO-s” theksoi Macura.
Pas ceremonisë në Bashki ai ka vizituar Kalanë dhe muzeun “ONUFRI”. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›