E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Ceka në Elbasan: Do ulim taksat për biznesin

Kreu Aleancistë Neritan Ceka, e ka vijuar turin e tij elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun e Elbasanit. Ceka është ndalur në takime me sipërmarrës të biznesit në fshatin Konjat e Dushk, ku është shprehur se programi i tij elektoral i ka përparësi. 

ELBASAN- Kreu Aleancistë Neritan Ceka në vijim të turit të tij elektoral është ndalur në një takim me banorë dhe sipërmarrës të qarkut të Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me biznesmen të fshatrave Konjak dhe Dushk, Ceka ka theksuar se Aleanca Demokratike në programin e saj elektoral i jep një rol të veçantë mbështetjes së sipërmarrjes së lirë. “Ne aleancistët kemi një program të detajuar dhe konkret për zhvillimin e biznesit vendas dhe sidomos atij në zonat rurale”- ka vijuar Ceka. “Ne do të përpiqeni që këto 4 vite shteti të kurajojë veçanërisht biznesi i cili zhvillohet në ferma”- tha Ceka. Më tej Ceka theksoi se në koalicionin në të cilin ai bën pjesë “Aleanca e Ndryshimi” do të bëjë të mundur uljen e taksave për biznesin dhe dhënien e kredive afat gjata dhe përjashtimin nga tatimi për tre vitet e para të biznesit të vogël dhe të mesëm. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›