E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Olldashi në Cakran, flet për arritjet e qeverisë

Në vijim të turit të tij elektoral kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier Sokol Olldashi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e fshatit Cakran të Lushnjes. Gjatë këtij takimi Olldashi e ka vënë theksin tek arritjet e qeverisë në këto 4 vite. 

LUSHNJE- Kandidati i Partisë Demokratike të qarkut Fier, Sokol Olldashi, takoi të rijntë e komunës Cakran në Lushnje, të cilët u bënë anëtarë të Partisë Demokratike. Duke prezantuar arritjet 4 vjeçare të qeverisjes së demokratëve Olldashi tha se Shqipëria ka ndryshuar në çdo drejtim dhe kjo është një arsye e fortë që sipas tij Partia Demokratike të konfirmohet për një mandat të dytë qeverisës. “Partia Demokratike ka nevojë për të gjithë ju, por edhe ju do të gjeni tek Partia Demokratike një derë gjithmonë të hapur, një derë ku mund të shprehni vizionet, të gjeni veten të gjeni mundësitë të ecur përpara sëbashku. Ne praktikisht jemi në fushatë elektorale dhe asnjë aktivitet nuk mund të jetë më mirë se anëtarësimi i njerëzve për herë të parë në Partinë Demokratike, pra shtimi i radhëve të kësaj partie dhe zgjerimi i saj me njerëz të rinj”- theksoi Olldashi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›