E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i spitalit, i shkarkuar për vdekjen e 7 vjeçares, bëhet nënprefekt

Ish- drejtori i Spitalit të Përmetit, nuk ka kaluar shumë kohë pa marrë një detyrë të rëndësishme. Ai u shkarkua pasi vdekjes së një vajze 7 vjeçare. Por Dhimitër Nasi është emëruar nënprefekt i Përmetit.

Skandalin e bëri të ditur deputetja socialiste, Arta Dade, që tha se punonjësit e spitaleve po zëvendësohen nga punonjë të tjerë partiakë.

Edhe kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilbert Jaçe, e quajti një skandal.

Më 15 gusht në qytetin e Përmetit vdiq vogëlushja E. B. Familjarët akuzuan mjekët për mjekim të pakujdesshëm. Ata thanë se mjekët i dhanë asaj vetëm valium. Vajza vdiq për shkak të një helmimi. Trupi i saj është zhvarrosur për analiza të mëtejshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›