Punonjësit e Jaguar marrin bonus për Krishtlindje një sanduiç
Punonjësit në një nga fabrikat më të mëdha në Britaninë e Madhe kanë mbetur të habitur me bonusin që kanë marrë për Krishtlindje.
Punonjësit e Jaguar Land Rover morën si shpërblim nga një … sanduiç me proshutë.
Një nga punonjësit e kompanisë, që vitin e shkuar shënoi 1.9 miliard sterlina përfitime, tha se ata janë lodhur duke punuar si skllevër, kurse kompania që fiton një djall e gjysmë, u jep kaq gjë për shpërblim.
Një zyrtar i kompanisë tha se nuk kanë ndonjë detyrim që të japin para si bonus në dhjetor.
Jaguar Land Rover, në pronësi të indianëve të Tata, ka gjashtë fabrika, pesë në Britani dhe një të gjashtë në Indi.