Kina marshon: Do rrafshojë 700 male për një mega- qytet

Yan Jiehe
Oreksi i Kinës për ndërtime nuk njeh të ndaluar. Superfuqia komuniste ka në plan që të rrafshojë 700 male për të hapur rrugën për një superqytet të ri.
Ky është cilësuar një nga projektet më të mëdhenj në vend dhe synon krijimin e një qyteti në veriperëndim të Kinës.
Shkatërrimi i maleve të vetmuara në provicën Gansu do të kushtojë 2.7 miliard euro, sipas gazetës shtetërore. Por ndërkohë janë tërhequr më shumë se 8 miliard euro për tu investuar aty.
Multimilioneri Yan Jiehe është përgjegjës për projektin. Personi i dytë më i pasur në Kinë ka hedhur poshtë dyshimet se projekti nuk do rezultojë fitimprurës, pasi qyteti është në një zonë të vdekur.
Po ashtu ka shqetësime se projekti do shkaktojë dëme në ambient. Shkatërrimi i maleve ka ngacmuar aktivistët e mjedisit.
Kompania thotë se në fakt qyteti do të operojë vetëm me industri të padëmshme për ambientin.