Drejtori i spitalit, presion punonjësve për të fotografuar votën
Drejtori i spitalit në Librazhd, Liman Mënalla dhe kryeinfermierja Elisabeta Ziko, janë kallëzuar penalisht në prokurori gjatë ditës së sotme, për presion ndaj punonjësve të spitalit, që të votojnë për PD-në.
Sipas denoncimit, ata kanë kërkuar nga personeli që të fotografojnë votën e tyre, në mënyrë që të shohin nëse kanë votuar për PD-në. Gjithashtu, ata akuzohen se kanë tentuar që të mbledhin edhe kartat e identitetit të punonjësve të spitalit.
Ky është rasti i radhës në fakt, kur drejtues shkollash, çerdhesh, spitalesh dhe institucionesh të tjera, bëjnë presion ndaj punonjësve të tyre për të votuar PD-në./b.l