Kapet hajnesha nga Suharekë

Polici e Kosovës ka arritur të vë nën pranga një femër që kryente vjedhje së bashku më katër hajna të tjetër. Që të pestit besohet se kryenin vjedhje në grup në Komunën e Suharekës.
"Janë arrestuar pesë të dyshuar katër meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Janë bastisur dy shtëpi ku janë gjetur paisje të ndryshme shtëpiake të cilat besohet se i përkasin viktimës. Të njëjtit dyshohet se kanë vepruar në grup duke kryer vjedhje edhe në lokacione tjera”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/