Drejtoria e Burgjeve ben analizen gjate 2010-es eshte rritur siguria

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve
Tirane 26 janar 2011 NOA- Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve diten e sotme ka bere analizen vjetore te saj.
Pas zhvillimit te analizave ne 21 institucionet penale ne vend u organizua analiza e pergjithshme ku u be nje vleresim i mbarevajtjes dhe ecurise se sistemit te burgjeve dhe paraburgimeve gjate 2010-es.
Ne kete analize mori pjese dhe Ministri i Drejtesise Bujar Nishani i cili ne fjalen e tij e vuri theksin ne rendesine e rritjes se kapaciteteve te burimeve njerezore dhe profesionale te stafit.
Ministri Nishani theksoi zhvillimin e praktikave te trajnimit duke u bazuar ne punen e perditshme te institucioneve dhe problematikave qe dalin.
Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra beri nje permbledhje kryesore te arritjeve dhe problematikave te ketij sistemi.
Sipas tij sistemi i institucioneve te vuajtjes se denimit eshte nje nga organizmat ku reformat demokratike kane sjelle nje ndryshim teresor.
Me tej Dibra tha se Duke ju referuar indikatorit raporti te burgosur 1 polic per vitin 2009 ka rezultuar 1.6 po i njejte 1.6 rezulton dhe per 2010. Realizimi i raportit 1 polic me 1.6 te denuar ka sjelle forcimin e sistemit te sigurise si dhe vrojtimin nga afer te burgosurve duke eliminuar tentativat per vetevrasje arratisje etj. Gjithashtu eshte faktor ndikues ne menyre pozitive ne gjendjen psikologjike te punonjesve te policise duke eliminuar stresin dhe rritur gatishmerine.
Me tej ai theksoi se rendesi i eshte dhene dhe formimit profesional te denuarve dhe paraburgosurve ne specialitete te ndryshme si kuzhine pune dore kopshtari kurse te gjuheve te huaja dhe kompjuterit parukeri etj.
Ne vitin 2010 nga keto kurse kane perfituar 745 te denuar dhe paraburgosur te cilet jane pajisur me certifikate te njohur nga MPSSHB.
Ndryshimet kane ardhur paralelisht me ndryshimet konceptuale logjistike financiare dhe infrastrukturore.
Qe prej aprovimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit dhe Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve eshte angazhuar seriozisht qe te zbatoje ligjin ne vendin e vuajtjes se denimit me qellim krijimin e nje sistemi te sigurt si dhe rehabilitimin e personave me liri te kufizuar dhe integrimin e tyre ne shoqeri ne perputhje me politikat e Qeverise Shqiptare.
Gjate kesaj analize u theksua se ne maj te 2010-es filloi per here te pare ne sistem zbatimi i trajtimit dhe perfitimeve suplementare per punonjesit e policise se burgjeve si dhe eshte viti i dyte qe po zbatohet me sukses programi i trajnimit gjashte javor me punonjesit e rolit baze.
Theksohet se per vitin 2010 numri i arratisjeve ka rezultuar ne 2 te burgosur perkundrejt 0 per vitin 2009.
Gjithashtu gjate 2010-es jane konstatuar 13 raste mos kthimi nga leja prej te cileve 9 jane kapur dhe rikthyer ne vendin e vuajtjes se denimit kundrejt 8 rasteve per vitin 2009.
Dibra e mbylli analizen vjetore duke theksuar se per vitin 2011 do te inkurajoja stafin te rrisin aftesite e tyre profesionale te punojne seriozisht ne misionin qe u eshte caktuar dhe mbi te gjitha te kuptojne se sherbimi qe ata kryejne eshte ne funksion te krijimit te sigurise dhe qetesise te gjithe shoqerise shqiptare.
a.y/NOA