E plote- Deshmia e Fiqiri Xibrit pas arrestimit te tij ne demonstraten e 21 janarit

Fiqiri Xibri
Tirane 26 janar 2011 NOA- Jam ketu per te denoncuar arrestimin tim te paligjshem dhe dhunen skandaloze qe u ushtrua mbi mua nga momenti i ndalimit derisa arrita ne komisariat. Mendoj se eshte me vlere te sqaroj ne fillim se pozicioni im gjate demonstrates jo vetem qe nuk ka qene asnje cast ne mbeshtetje te dhunes por krejt ne te kunderten ashtu sic eshte transmetuar nga televizionet ne momentin qe mbaroi efekti i gazit lotsjelles une kam hipur ne podiumin para kryeministrise dhe i kam kerkuar demonstruesve qe te mos qellojne. Besoj se kaq mjafton per te vertetuar pozicionin tim real ne proteste.
Fakti qe dhuna e ushtruar pothuaj ne fund te protestes perfundoi me arrestimin tim ka te beje me ate sulm fare fare te cuditshem qe u nis qe mbrapa kryeministrise nga forcat e nderhyrjes se shpejte dhe qe nuk ju drejtuar grumbullit te personave qe po godisnin me gure por njerezve qe tek tuk ishin ne bulevard.
Njerezve qe ishin fare indiferente ne kuptimin e pjesemarrjes ne proteste dhe njerezve krejtesisht te pambrojtur. Ky ishte dhe momenti ku une megjithese ndodhesha pothuajse ne trotuar degjova nje klithme gruaje mendoj qe ishte nje zonje e vjeter qe po kerkonte te birin vinte verdalle neper shesh e kerkonte te birin kur ktheva koken pashe qe ajo ishte e kerrusur e thyer me dysh dhe po e godisnin ne menyren me cnjerezore. U irritova dhe skandalizova ne maksimum nga kjo dhe menjehere vrapova per tju gjendur asaj gruaje duke larguar personat qe po e godisnin. Pasi i largova dy personat pa i share por vetem duke i thene c ben more burra kujt i godisni i treti mu kthye duke me kundershtuar e duke me thene po ti cfare ke. Dikush nga radhet mbrapa ketij vjen dhe me godet duke me plagosur dhe gjakosur. Qe nga ai moment sigurisht qe irritomi im ishte dhe me i madh ju kundervura me ato fjale qe ata meritonin kriminele serb greke njerez qe nuk dini shqip. Faktikisht nuk reaguan ata per te me ndalur degjova qe urdhri erdhi nga disa metra me tutje merreni merreni. Ndodhi ajo qe ju keni pare me arrestuan dhe filluan qe aty te me godisnin kush te mundte me shume.
Ne momentin qe me kaluan mbrapa kryeministrise jashte syrit te ameve dhe une isha i qarte se qe nga ai moment e me tutje nuk e di se cdo te derdhej mbi mua. Ishte dhe nje moment kur rashe ne toke ne gjendje gjysme te fikti mendova se aty nuk do me godisnin. Por nuk ndodhi keshtu edhe ne toke godisnin. Diku degjova edhe zerin e zotit Tonin Vocaj me te cilin kam komunikuar shpesh gjate protestave qe kemi zhvilluar ne si sindikate e minatoreve ai me foli e me tha jam Tonin Vocaj mos ki merak . ju drejtua dikujt qe une nuk e njoh por e kam pare e ju tha shoqerojeni ne komisariat. Mendova qe si drejtues i larte i institucioneve te rendit ai diti se ne dore te kujt me la dhe mendova qe per kete arsye nuk do te vazhdoja te goditesha me. Nuk ndodhi ashtu kalova nga dora ne dore midis segmenteve okulte te forcave te nderhyrjes se shpejte te cilet suleshin me tufa ne menyren me barbare me shprehjet me barbare me te pacipa me te padenja per cilindo njeri normal.
As une nuk di sesa ka qene numri i goditjeve dhe sa kane qene. Di te them vetem qe ne perfundim nuk kishte centimeter te trupit qe nuk isha i goditur. Vetem ne koke jane 10 goditje.
Ndoshta duhet ta ve gishtin vetem tek forcat e nderhyrjes se shpejte por mendoje qe keto lloj segmentesh okulte nuk jane vetem brenda ketyre forcave. Mendoj qe edhe brenda policise vete ka segmente okulte te cilat krejtesisht jashte detyrave qe kane zyrtarisht nga eproret e tyre zbatojne te tjere skenare per terrorizimin e njerezve per terrorizimin e gjithe popullit. Per ti treguar ketij populli qe nuk ke mundesi te guxosh nuk ke fryme te guxosh per te kundershtuar qeverisjen e Sali Berishes. Keto ishin dhe fjalet me te cilat me drejtoheshin vazhdimisht.
Kur arritem ne komisariatin nr. 2 brenda tij nuk u godita por jashte tij kishte perseri pati disa goditje. Mendoje qe ishin po te njejten njerez qe shkonin e vini dhe benin keto gjera. Mbas hyrjes ne komisariat sjellja ndaj meje ishte pak a shume korrekte por nuk ndodhte e njejta gje me te tjeret. Jam skandalizuar dhe nuk mendoja kurre se ekzistonte ne shtetin tone rreshtoheshin police a ku e di une se c ishin atje dhe te gjithe njerezit e ndaluar rriheshin ne menyren me barbare. Ne rresht per te rrahur njerez. Une nuk e di jetojme ne nje shtet brenda Europes nuk kam fjale per ta pershkruar ate qe kam pare pavaresisht se une vete nuk u cenova brenda komisariatit. Ne kohen qe isha ne dhomen e izolimit degjoja thirrje renkime britma nga ata qe rriheshin. Kur dolem dhe po na shoqeronin per ne spital perseri pashe te njejten gje ne korridor. Police apo ku e di une se c ishin te rreshtuar aty duke goditur njerezit qe vini pasi ishin ndaluar. Duhet te shtoj qe dhe pas kalimit ne spital per te qene i observuar trajtimi ka qene skandaloz. Jam trajtuar sikur te isha kriminel nga me te rrezikshmit. Megjithese une isha ne pamundesi per te levizur nga gjithe sa kisha pesuar me mbanin te lidhur me pranga ne krevat. Kete nuk e kisha imagjinuar kurre jo qe do me ndodhte mua po dhe fantazia me e shfrenuar nuk do te me kishte cuar te mendoj qe dikush i semure nje njeri qe dihet qe nuk ka te beje me dhunen e me asgje nga keto te mbahet i lidhur me pranga ne krevat. Ishte me vertet nje skandal qe uroj ta harroj sa me shpejte sepse eshte ndjenje me te cilen nuk mund te bashkejetosh dot.
Se di se c mendon kjo lloj qeverisje keto persona te vecante cfare mendoje se do arrijne nepermjet ketij terrori nepermjet kesaj dhune Vertet mendojne se shqiptaret tremben Ata e dine shume mire se dhe vete shqiptare jane qe sa me shume ta cenosh tjetrin aq me i vendosur ai behet sepse eshte nje lufte e drejte per ate qe i ka munguar Shqiperise realisht ne keto 20 vjet sepse deri tani eshte luajtur teater kukullash ne keto 20 vjet sesa nje perpjekje e plote vullnetshme per vendosjen e nje demokracie dhe te nje shteti qe vertet mendon per zgjidhjen e problemeve perpara se te mendoje per zgjidhjen e problemeve te pushtetareve.
Dua ti beje thirrje te gjithe kolegeve te mi qe te premten te jemi edhe ne ne homazhet per ata qe humben jeten. Nuk mund te gjej fjale me te mire per ta sesa ti quaj deshmore te nje demokracie qe po kerkon te lind mbi germallat e teatrit. E nje demokracie qe na ka munguar si pasoje e zbatimit te disa skenareve te thurur nga diktatura qe ra. Sic thote populli eshte litari i lene jashte varrit qe na ka penguar deri me sot ndertojme nje shtet realisht demokratik ne te gjitha permasat.
Jam i bindur qe jeta e atyre deshmoreve nuk ka shkuar dem por i sherben ne menyre te padiskutueshme dhe askush nuk e pengon dot me per zgjerimin e mushkerive te demokracise per te cilen ne po kembengulim e po luftojme pa u lodhur. shte momenti pavaresisht se ne jemi ne anen e te drejtes te qetesojme ne radhe te pare vetveten te mundohemi ti leme nje kohe te arsyeshme institucioneve pavaresisht se ato ne nje mase te madhe jane te kapura nga qeveria por eshte nje moment ku dhe ato qe duan apo sduan do ta thone fjalen e tyre. Sduhet te harrojme qe ne duhet te jemi gjithmone ne kembe derisa kjo ceshtje te zgjidhet perfundimisht. Pa nje zgjidhje politike nuk mund te kete vazhdime te metejshme.
NOA