U zhduk 3 dite me pare gjendet i vdekur 34 vjecari

Elbasan 26 janar 2011 NOA- Nje person i cili ishte shpallur i zhdukur tre dite me pare ne qytetin e Elbasanit eshte gjetur i vdekur mesditen e sotme.
Bledar Fatmir Sinani 34-vjec ishte nisur ne drejtim te Tiranes ku edhe punonte por qe prej asaj dite nuk u be me i gjalle.
Gjate dites se sotme ne oret e para te mengjesit ne vendin e quajtur Ara e Sollakut ne Elbasan eshte gjetur nje automjet i rrezuar tip Ford Fiesta me targa te Durresit ku prane tij ndodhej edhe nje kufome e seksit mashkull.
Pas hetimeve te para ekspertet detajuan se shkak per ngjarjen kishte qene rreshqitja e automjeti dhe dalja e rruga e tij ne aksin Tirane-Elbasan si pasoje e motit te keq.
Te dhenat paraprake flasin se viktima nuk kishte konflikte me njeri por pavaresisht kesaj policia nisi menjehere punen per zbardhjen e ngjarjes.
a.y/NOA