E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga ve ne pranga pese vete

Policia e Shtetit ka arrestuar gjate dites se djeshme pese shtetas te cileve u jane gjetur lende narkotike ne Durres Lushnje e Korce.

Durres


Policia ka sekuestruar 861 grame lende narkotike e dyshuar si kokaine 243 grame kanabis sativa se bashku me nje arme zjarri automatike. Zoterues te kesaj sasie droge kane qene dy banore te qytetit te Shijakut nje 34-vjecar si dhe nje adoleshent 17-vjecar.


Rreth ketij operacioni policia ka deklaruar se pas informacioneve te siguruara ne rruge operative nga strukturat mbi aktivitetin e paligjshem te tyre ne drejtim te shitjes se narkotikeve u ushtrua kontroll ne ambientet e banimit te te dyshuarve si dhe automjetet ne perdorim te tyre.


Gjate kontrollit te bere u sekuestruan ne cilesine e proves materiale perkatesisht sasia prej 8342 gramesh lende e dyshuar si kokaine e fshehur brenda dy kutive plastike e kamufluar mes nje sasie produktesh ushqimore qe i perkiste 34-vjecarit Florind Keci dhe ne automjetin qe i perkiste adoleshentit u gjet sasia prej 2433 gramesh lende e dyshuar si kanabis e fshehur ne bagazhin e automjetit tip Volksvagen me targa DR 0119 E si dhe sasia prej 272 gramesh lende e dyshuar si kokaine e sekuestruar gjate kontrollit te tij personal.


Pas bllokimit te droges se dyshuar gjate kontrollit te baneses se adoleshentit policia ka gjetur edhe nje arme automatik model 44 se bashku me dy krehera dhe 31 cope fisheke. Eksperte te policise kane bere me dije se kokaina ka qene mjaft cilesore dhe se vlera e ketij materiali ne tregjet tona arrin deri ne 50 euro/grami.


Korce


Dyshohej se do te trafikonte nje sasi droge drejt shtetit grek e si rrjedhoje ka perfunduar ne pranga. Burimet zyrtare te policise se Korces bene te ditur se eshte arrestuar ne flagrance shtetasi Niko Babi 49 vjec lindur e banues ne Poncare te Devollit i denuar me pare per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.


Gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij eshte gjetur nje sasi prej 305 kg lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Kjo sasi droge dyshohej se do te dergohej prej tij ne shtetin grek. Ai u vu ne pranga nen akuzen prodhim dhe shitje lendesh narkotike.


Lushnje


Arrestohen dy shperndares droge ne qytetin e Lushnjes ndersa sekuestrohet nje sasi hashashi. Burime nga policia pohojne se jane prangosur ne flagrance 31-vjecari Saimir Lika dhe 26-vjecari Kastriot Abazi te dy te lindur dhe banues ne Lushnje. Ata kane qene duke udhetuar me nje automjet tip Fiat me targa italiane ne kohen kur jane ndaluar nga policia dhe mbi ta eshte ushtruar nje kontroll. Ne makine eshte gjetur rreth 31 grame hashash.


Nje gje e tille ka bere qe te vijoje kontrolli dhe ne banesat e tyre. Ne shtepine e Abazit eshte gjetur nje sasi prej 7055 gramesh lende narkotike. Nje gje e tille ka bere qe ata te vihen ne pranga. Dy personat jane marre ne pyetjet nga ku mesohet se ata jane shperndares droge. Akuzat e ngritur ndaj dy te arrestuarve eshte prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›