E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te vjedhe nje banese plagoset nga policia

SHKODR - Ka tentuar te hyje me force ne banesen e nje shtetaseje me qellim qe te realizonte vjedhje por eshte rrethuar nga policia qe gjate shkembimit te zjarrit me te e ka plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0500 te se merkures ne fshatin Mali i Jushit ne Shkoder.


Renato Malocaj 21 vjec nga fshati Trush ka tentuar te hyje me force i armatosur me arme zjarri automatik ne banesen e shtetases M.G 61 vjece. Ne pamundesi per te hyre brenda ai eshte rrethuar nga policia e cila eshte njoftuar nga vete 61-vjecarja.


Thirrjes se policise per tu dorezuar Malocaj i eshte pergjigjur me te shtena arme ne drejtim te tyre. Si pasoje e shkembimit te zjarrit mes forcave policore dhe shtetasit Renato Malocaj ky i fundit eshte plagosur lehte ne kemben e djathte dhe i eshte dhene ndihma e duhur mjekesore prane Spitalit Rajonal Shkoder pa rrezik per jeten.


Polica ka bere neutralizimin dhe kapjen e tij si dhe sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te armes se zjarrit tip automatik se bashku me tre kreher me fisheke.


Akuzat e ngritura per 21-vjecarin Renato Malocaj jane vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake si dhe vjedhje me arme e mbetur ne tentative.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›