E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Armo, nuk ka plotësuar detyrimet ligjore

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve nëpërmjet një njoftimi për shtyp shpjegoi se arsyet e bllokimit të rafinerise së ARMO-s janë se tatimpaguesi ARMO nuk ka plotësuar detyrimin ligjor si tatimpagues akcize për vendosjen e matësve në të gjitha hapat e hyrjes përpunimit dhe daljes së lëndëve të para, prodhimit gjysëm të gatshëm dhe atij të gatshëm.
Në njoftim thuhet se tatimpaguesi në fjalë prej shumë kohësh vazhdon të mos plotësoj dokumentacionin e duhur ligjordhe kjo coi në bllokimin e depove të nënprodukteve të naftës ashtu siç ndodhi edhe në maj të 2009. Administrata tatimore vazhdon njoftimi është e angazhuar që të luftoj evazionin fiskal dhe aktet korruptive në të gjitha trajtat dhe format.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›