Universiteti "Kristal", lëshon ambientet për studentët e Juridikut
Megjithëse viti akademik 2008-2009 ka filluar me datë 12 tetor një pjesë e studentëve të Juridikut kryesisht vitet e para kanë filluar mësimin në ambientet e universitetit jo publik "Kristal". Ky univesitet në bashkëpunim me rektoratin e Universitetit të Tiranës ka vendosur të akomodojë 700 studentë të juridikut në njërin prej kateve të godinave ku bëjnë mësim studentët e këtij universiteti. Sipas rektorit të universitetit "Kristal", Marenglen Spirro në dispozicion të këtyre nxënësve janë vënë të gjitha ambientet dhe pajisjet mësimore të këtij universiteti.
Problemi i studentëve të Juridikut ka nisur përpara nisjes së vitit të ri akademik me rikostruksionin e pjesshëm të godinës ekzistuese. Kështu studentët e Juridikut kanë qenë të detyruar të shpërndahen një pjesë në ambientet e universitetit "Kristal", një pjesë në një prej godinave të Universitetit Ushtarak "Skënderbej" në mjediset e "Kinoklubit" të Qytetit Studenti si dhe në një godinë të Fakultetit të Infermierisë, të vendosur në dispozicion vetëm për këta studentë.