E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit austriakë të Renner Institut mohojnë të ketë pasur incident

renner instyAutoritetet zyrtare austriake të Renner Institut, që organizuan takimin e Edi Ramës në Vjenë, mohojnë të ketë ndodhur ndonjë incident si ato që përshkruan media qeveritare në Shqipëri.

Në një përgjigje për kryeredaktorin e lajmeve në News 7, thuhet se: Dje u zhvillua dialogu me Edi Ramën dhe ishin gati 140 veta në sallë ku Rama iu përgjigje pyetjeve dhe të interesuarve. Çdo i ftuar kishte mundësinë të pyeste dhe kështu aktiviteti përfundoi qetësisht.

Përsa i përket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo të tilla si ju thoni, ne duam tu themi se në dijeninë tone nuk kemi asnjë info se ka ndodhur një gjë e tillë.

Egin Ceka, djali i Neritan Cekës, që shërben në ambasadën shqiptare në Vjenë, i ka raportuar dje në mbrëmje në një raport zyrtar Ministrisë së Jashtme se ka pasur një incident verbal dhe fizik me Edi Ramën në këtë forum, çka ka shërbyer sot si objekt debatesh, provokuar nga qeveria.

Opozita ka kërkuar shkarkimin e diplomatit shqiptar, ndërsa Berisha arrestimin e Edi Ramës pas një hetimi parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›