E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko komenton praninë e Tadiç në konferencën e PSE: Tradhtia nuk bëhet në publik

Pandeli-MajkoIsh- kryeministri Pandeli Majko ka replikuar në Facebook me disa komentues, që i kërkonin shpjegime për praninë e Boris Tadiç, ish- president serb, në konferencën rajonale të Partisë Socialiste Europiane.

Ai thotë se tradhtitë nuk bëhen në publik.

Këto janë dëngla! Ke ngatërruar faqe për të gjetur tradhtarë! Çfarë programi mund të na bashkojë ne socialistët shqiptarë me serbët!? Kushdo parti shqiptare dhe serbe, të majta apo të djathta, janë të qarta përballë njëra-tjetrës.

E kaluara, Kosova, Presheva, janë një realitet therës dhe çdo program i majtë apo i djathtë nuk ka kuptim përballë tyre. Si duhet ta gjykoj çështjen e Preshevës, të majtë apo të djathtë!?… Ajo që po ndodh sipas meje, është komunikimi dhe kaq! Ju jap të drejtë në shqetësimin tuaj, por tradhtitë e kaluara ndaj çështjes shqiptare nuk kanë qenë të majta apo të djathta si pikë takimesh ideologjike. Ishin thjesht tradhti dhe kaq! Dhe nuk parandiej asgjë siç thoni.

Nuk e takova, Tadiçin, por kjo nuk më bën patriot! Apo jo!?, shkruan Majko.

Në një tjetër moment, duke folur edhe për marrëveshjen Serbi-Kosovë, Majko shprehet se: Me serbët i bindem veç disiplinës së kombit tim. Ai shprehet se Shqipëria dhe Kosova nuk ndahen, sepse sipas tij, nuk ndahen ato që lindin bashkë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›