E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit e Realit Murinjos Me afrimin e Adebajorit te carmatosem

Sipas te perditshmes El Pais marredheniet e keqija midis trajnerit portugez dhe drejtorit te Pergjithshem po ndikojne per keq tek skuadra e Realit

Si te mos mungonte Barca e Mesit popullit madrilen i duhet qe te duroje edhe luften e ftohte midis Hoze Murinjos dhe Horge Valdanos. Sipas te perditshmes El Pais marredheniet e keqija midis trajnerit portugez dhe drejtorit te Pergjithshem po ndikojne per keq tek skuadra e Realit qe ne cdo takim qe po luan nuk po shfaq lojen qe pritet. Me pas ne kete te perditshme shkruhej Ne Madrid shkundja e termetit sa vjen dhe po rritet.

Mu dhe Valdano udhetojne me avione te ndryshem

Duke pare marredheniet e veshtira midis Valdanos dhe Murinjos shoqeria madrilene mendoi qe i pari te mos nisej drejt Seviljes se bashku me ekipin. Keshtu Valdano vetem dje ne mengjes iu bashkua ekipit pasi udhetoi drejt Andaluzise me avion privat te Perezit. Zyrtarisht Reali njoftoi se ky ndryshim programi kishte te bente vetem me afrimin e Adebajorit. Pra Valdano qendroi nje dite me shume ne Madrid vetem per te mbyllur tratativat me sulmuesin e Mancester Sitit.

Me Adebajorin ska me alibi

Ne te vertete Murinjo qe dje festoi 48-vjetorin po udheheq nje fushate te vertete kunder Valdanos vetem se ky i fundit e ironizoi orakullin nga Setubali per ceshtjen e sulmuesit qe aq shume e kerkoi. Perpos kritikave ne publik thuhet se Murinjo e ka vene me shpatulla pas murit edhe Perezin ku i ka kerkuar qe te zgjedhe ne fund te sezonit O une o Valdano. Gjithsesi afrimi i sulmuesit me karakteristika te nje numri 9 qe eshte Adebajori mendohet se eshte nje arme me dy presa per teknikun portugez. Nese nuk i sjellim nje sulmues Murinjo ne fund te sezonit do te kete nje alibi ne qofte se nuk fiton asgje - rrefeu dje nje drejtues i Realit qe nuk preferoi te tregonte emrin e tij. Nder te tjera na duket se kerkesa e nje sulmuesi eshte e vetmja e arsyeshme - shtoi nje tjeter zyrtar i Realit. Me Adebajorin ne i hoqem pistoleten - shtoi nje tjeter burim i fshehte brenda klubit.

Murinjo kerkon te largoje Valdanon

Edhe pse kerkesat e Murinjos po plotesohen nga dita ne dite mendohet se Speciali kerkon qe ti plotesohet edhe nje e fundit koka e Valdanos. Orakulli nga Setubali kerkon qe midis tij dhe Perezit te mos kete asnje ndermjetes. Sipas El Pais tundjet e termetit po rrezikojne qe te destabilizojne Realin e Madridit qe po hyn ne nje nga javet kyce te sezonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›