E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni Van Gali ne dileme midis shefit dhe liderit te kombetares

Pas largimit te Van Bomelit shiritin e kapitenit tek Bajerni mund ta marre Shvajnshtajgeri ose Lami

Kam shume mundesi zgjedhje. Eumlshte ky komenti i trajnerit te Bajernit Luis Van Gal per sa i perket ceshtjes se kapitenit. Ashtu sic dihet me ikjen e Mark Van Bomelit ekipi i rekordeve ne Gjermani ka humbur edhe kapitenin dhe tani drejtuesit e klubit me sakte trajnerit i duhet qe te zgjedhe nje tjeter.

Hierarkia

Deri me tani tek skuadra bavareze ne qofte se mungonte Van Bomeli shiritin e kapitenit e mbante Filip Lam. Ndersa ne ditet qe edhe mbrojtesi i krahut i djathte nuk luante atehere kete shirit e mbante Bastian Shvajnshtajgeri. Ne pamje te pare hierarkite duket se jane vendosur por ajo cka te ben pershtypje eshte fakti se vete Van Gal nuk ka thene nese gjithcka do te jete si me pare.

Karakteristikat

Teknikut holandez do ti duhet qe te zgjedhe midis dy beniamineve te tij pra midis Bastian Shvajnshtajgerit dhe Filip Lamit. I pari ka shperthyer tere talentin e tij ne rolin e ri qe i dha Van Gali ne mesin e fushes dhe tashme imponohet tek kundershtari. Tashme ne Mynih te gjithe i therrasin shefi. Nje tjeter fakt qe mund ta ndihmoije Shvajnin qe te behet kapiten i ekipit eshte edhe vendi ku aktivizohet. Ai ndodhet ne mesfushe pra brenda lojes nderkohe qe i dyti me menyren se si luan ne fushe sakrifikohet per ekipin duke vrapuar sa lart poshte ne tere korsine e djathte ka fituar respektin e tere ekipit. Filip Lam eshte nje lojtar qe ka mundur te marre edhe shiritin e kapitenit te perfaqesueses gjermane. Hoakim Lev kur mori vesh qe Balak nuk do te udhetonte me skuadren per ne Afrike te Jugut nuk hezitoi per asnje moment qe ti linte shiritin me ngjyrat e kombit gjerman. Po ashtu edhe pas boterorit ai shpeshhere i ka dale ne krah per ta mbrojtur nga deklaratat qe ka dhene Balaku per shiritin e kapitenit.

Kajzeri dhe Mateusi

Per kete dileme te Van Galit po dje kane filluar qe te hedhin mendimet e tyre edhe disa prej legjendave te klubit bavarez. Keshtu Franc Bekenbauer tha per tabloidin gjerman Bild Mark van Bomelin une e rendis tek kapitenet me me shume prestigj te Bajernit. E them me plot besim se ikja e tij eshte nje humbje per skuadren tone. Gjithsesi nga ana tjeter mendoj se largimi i tij nuk do te fuse ekipin ne krize per sa i perket lidershipit. Nga ana tjeter nje legjende e Bajernit ka thene se Lamin e shihte si kapiten te skuadres bavareze. Behet fjale per Lotar Mateusin. Kampioni i botes me Gjermanine ne 1990 konstatoi Skuadra e Bajernit ka shume lidere.

Merkato Bajerni i kerkon Fiorentines Vargasin

Pasi sistemuan qendren e mesfushes moren nga Hofenhaimi per 17 milione euro Luiz Gustavon tek Bajerni po mundohet qe gjate ketij muaji te blejne edhe nje lojtar qe do te luaje si mbrojtes i krahut te majte. Skuadra bavareze ka menduar qe ti rikthehet edhe nje here dashurise se vjeter me Vargasin 27 vjec. Ne kembim te mengjarashit ekipi i Bajernit mendon qe ti jape Fiorentines 13 milione euro plus kartonin e te riut Diego Kontento. Gjate merkatos se veres skuadra bavareze i kerkoi qe te blente sherbimet e Koentraos 22 vjec. Por asgje nuk u mbyll pasi skuadra e Benfikes e rriti shume vleren 30 milione euro e lojtarit qe u paraqit shume mire me Portugaline ne boterorin qe u zhvillua ne Afrike te Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›