E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e institucioneve sa paguhen per telefonatat

Presidenti Topi kryetarja e Kuvendit Topalli kryeministri Berisha kryetari i Kushtetueses Dede dhe kryeprokurorja Rama me te perfituarit

Drejtuesit e larte te shtetit harxhojne pa limit diferencimi fillon nga kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj deri te punonjesit e thjeshte


TIRAN - Nese nje qytetar i thjeshte perballet cdo dite me kujdesin mbi shpenzimet e telefonit per shkak te cmimeve te kripura qe ekzistojne kreret e shtetit nuk duhet ta vrasin shume mendjen per kete pike sepse statusi i tyre ua lejon kete gje.


Ne nje vendim te fundit te Keshillit te Ministrave bazuar edhe mbi ndryshimet e fundit te buxhetit te shtetit percakton se punonjesve te administrates publike bazuar ne funksionet qe kryejne iu ofrohet sherbimi i telefonise celulare sipas pozicionit perkates.


Me kete percaktim me te perfituarit jane Presidenti i Republikes Bamir Topi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Kryeministri Sali Berisha kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dede dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Keto personalitete mund te harxhojne pa limit permes celularit te tyre dhe gjithcka eshte e paguar nga shteti.


Ky sherbim mund tu ofrohet edhe me dalje nderkombetare dhe pa asnje kufizim ne mbulimin e shpenzimeve nga buxheti i institucionit funksionareve sipas lidhjes nr. 1 Ku perfshihet Presidenti kryetarja e Kuvendit kryeministri kryetari i Gjykates Kushtetuese Prokurorja e Pergjithshme qe i bashkelidhet ketij vendimi dhe eshte pjese perberese e tij - thuhet ne piken dy te ketij vendimi.


Per zyrtaret me te larte te institucioneve nuk njihen kufij per shpenzimet e tyre telefonike ndersa limiti fillon tek kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj e cila mund te perfitoje sherbimin me dalje nderkombetare ose sic njihet me gjuhen teknike roaming por jo me shume se 63 000 leke te reja muaj.


Me pas kufizimet vijojne dhe zbresin sipas pozicioneve. Zevendeskryetari i Kuvendit Namik Dokle Ardian Turku dhe Nasip Naco kane te drejten te harxhojne nga telefoni i tyre jo me shume se 60 000 leke te reja.


Po te njejten sasi lekesh mund te harxhoje Zevendeskryeministri i Shqiperise Ilir Meta njeheresh minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ndersa deri ne gjysme milione leke te vjetra ka te drejte te harxhoje Avokati i Popullit kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit Robert eku drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit Bahri Shaqiri dhe te gjithe ministrat e kabinetit te qeverise Berisha.


Diferencimi vjen gjithnje e me ne zbritje ku sekretari i Pergjithshem ne Presidence Kuvend Keshillin e Ministrave drejtori i Kabinetit te Presidentit te Republikes i Kryetarit te Kuvendit dhe i Kryeministrit si dhe cdo funksionar i barazuar ne page apo me page perkatese per funksion me te madh se ky funksion drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit drejtori i Pergjithshem i Doganave drejtori i Pergjithshem i Tatimeve do te kene te paguar nga shteti vetem 35 mije leke te reja per harxhimet e tyre telefonike. Shume me pak do te jete kuota e cila do te paguhet nga shtetit per zevendesministrat e qeverise Berisha te cilet do te paguhen per vetem 13 mije leke te vjetra ne muaj.


Ne krahasim me eproret e tyre sekretaret e Pergjithshem ne ministri drejtor te Drejtorise se Pergjithshme si dhe cdo funksionar i barazuar ne page apo me page perkatese per funksion me te madh se ky funksion do te kene mundesi te harxhojne deri ne 10 mije leke.


Ne cdo rast sherbimi i ofruar nga institucioni paguhet sipas fatures mujore per vleren e shpenzuar dhe cdo tejkalim i limitit mujor te percaktuar sipas pikave te ketij vendimi nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhes dhe perballohet nga vete personi zyrtar.
ddedejshekulli.com.al

Shpenzime telefoni pa limit

1. Presidenti i Republikes
2. Kryetari i Kuvendit
3. Kryeministri
4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese
5. Prokurori i Pergjithshem

Shpenzime telefoni deri ne 63 mije leke
1. Kryetari i Gjykates se Larte

Shpenzime telefoni deri ne 60 mije leke
1. Zevendeskryetari i Kuvendit
2. Zevendeskryeministri


Shpenzime telefoni deri ne 50 mije leke
1. Avokati i Popullit
2. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
3. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit
4. Ministri
5. Drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit

Shpenzime telefoni deri ne 35 mije leke
1. Sekretari i Pergjithshem ne Presidence Kuvend Keshillin e Ministrave
2. Drejtori i Kabinetit te Presidentit te Republikes i Kryetarit te Kuvendit dhe i Kryeministrit si
dhe cdo funksionar i barazuar ne page apo me page perkatese per funksion me te madh se ky funksion.
3. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit
4. Drejtori i Pergjithshem i Doganave
5. Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve

Shpenzime telefoni deri ne 10 mije leke
1. Sekretari i Pergjithshem ne ministri
2. Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme si dhe cdo funksionar i barazuar ne page apo me page
perkatese per funksion me te madh se ky funksion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›