E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne samitin e Lisbones Jemi pro konceptit te ri te aleances

LISBONE- Ne fjalen e tij ne Samitin e Natos qe po mbahet ne Lisbone kryeministri Berisha u shpreh pro konceptit te ri te aleances i cili u miratua pak minuta me pare.

Kocepti i ri rimodelon organizaten ne baze te kerkesave dhe sfidave te reja te sigurise per shekullin XXI.

Kreu I qeverise tha se Shqiperia eshte aktive ne misonet e Natos ndersa theksoi se aleanca vendosi paqen ne Ballkan dhe ndaloi genocidin.

Kryeministri Sali Berisha po merr pjese ne Samitin e Natos ne Lisbone ku 28 vendet anetare po perpiqen te miratojne qellime strategjike dhe te pajtohen per ndertimin e mburojes anti-raketore mbi Evrope.

Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen ne fjalimin e tij e theksoi rendesine e ketij samiti

Do te jete njeri nder samitet me te rendesishme ne historine e aleances sone. Pra pres shume qe ky te jete nje samit i suksesshem tha Adners Fog Rasmusen.



Kryeministri Sali Berisha tha sot se heqjen e vizave e sheh edhe si nje sukses personal pasi finalizimi i procesit ishte premtimi i tij tashme i mbajtur ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ndersa kritikoi rolin e opozites ne kete proces duke thene se Rama zgjodhi qe te demtonte Shqiperine.

Ne nje interviste telefonike per APA Agjencia Austriake e Lajmeve Berisha tha se per Shqiperine e cila gjate diktatures staliniste ishte jashtezakonsht e izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe nga vete shtetet e ish-bllokut lindor kjo perben nje ngjarje tejet te rendesishme.

Ai tha se Shqiperia pret shume nga liberalizimi i vizave qe do te hyje ne fuqi brenda dates 15 dhjetor kohe pas te ciles qytetaret shqiptare mund te udhetojne pa viza ne hapesiren evropiane Schengen duke perfshire edhe Austrine.

Per ekonomine shqiptare thote mjeku i dikurshem sikunder e cileson gazetari austriak kjo ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku. Ne te ardhmen biznesmenet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine nenvizoi kryeministri Berisha

Nisur nga fakti qe shume shqiptare qe jetojne jashte vendit mund ti shohin me shpesh familjet e tyre dhe qe te rinjte mund te udhetojne do ta bejne edhe me konkrete perspektiven europiane te Shqiperise.

Lidhur me mekanizmin e mbikeqyrjes te te ashtuquajturve azilkerkues te rreme te cilesuar si nje pedal frenues ne procesin e liberalizimit te vizave nga Sekretari belg i Shtetit per Azilin Melchior Wathelet ne cilesine e tij si Kryetar i Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se Berisha garantoi se sot Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem dhe se ne disa fusha te caktuara ai mund te matet me vende antare te BE-se.

Une nuk njoh ndonje vend qe te kete ndryshuar aq shume sa vendi im deklaroi kryeministri Berisha.



Kryeministri Sali Berisha merr pjese sot ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.

Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare. Ky eshte samiti i pare ne nivel kryetaresh shtetesh dhe qeverish ku Shqiperia merr pjese pas anetaresimit te saj ne NATO.

Sipas njoftimit te kryeministrise delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme zoti Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO zoti Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.

Sipas axhendes se percaktuar mesohet se sot te shtunen paradite ne vijim te axhendes se samitit Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›