Drejtuesit e lartë të Kosovës, nisen drejt SHBA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Asamblenë e OKB-së. Presidentja ka udhëtuar sot drejt SHBA-së, dhe mësohet se do të zhvillojë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme, gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidentja Jahjaga do të ketë takime me udhëheqës të lartë amerikanë. Në SHBA do të ketë disa aktivitete politike në të cilat bashkërisht do të marrin pjesë Presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidentja e Republikës së Kosovës do të mbajë edhe disa ligjërata në Universitetet dhe forumet amerikane.