KS e OKB mblidhen sot për Veriun e Kosovës
NJU JORK- Serbia troket edhe në dyert e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me shpresë se aty mund të ndalë planin e Qeverisë së Kosovës, që bashkë më EULEX-in dhe KFOR-in të vendosin kontrollin doganor në Bërnjak dhe Jarinje. Mediat në Kosovë dhe Serbi kanë thënë se sonte në mbrëmje, në New York, Këshilli i Sigurimit është ftuar të mbajë konsultime me dyer të mbyllura. Në axhendë është letra e Serbisë, dërguar këtë javë, në të cilën kërkon nga Keshilli I Sigurimit te OKB’së të ndalë “përpjekjet e Prishtinës të marrë me dhunë Veriun”. Mediat rajonale bëjnë të ditur se në orët e vona të mbrëmjes, Rusia parashtroi kërkesën për mbajtje të një sesioni emergjent të Këshillit të Sigurimit rreth çështjes së Veriut të Kosovës dhe veprimeve të përbashkëta të EULEX’it dhe Qeverisë së Kosovës për kthimin e doganierëve në kufi.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)