PS: U perdor dhune ndaj kandidatit per deputet, Tahiri
Denis Dedej
Kandidati per deputet i Partise Socialiste ne Qarkun e Tiranes, Saimir Tahiri, denoncoi dje dhunen qe sipas tij eshte ushtruar nga shoqeruesi i Bujar Nishanit bashke me nje punonjes te SHKB-se me arme. Sipas zyrtarit socialist, keto individe e kane ndaluar dhe me pas goditur sepse mbante mjete moderne, per te fotografuar momente te ndryshme ne qendren e votimit. Per Partine Socialiste, stilolapsi fotografues perdoret per te fotografuar momente te manipulimit dhe ndihmon ne evidentimin e rasteve ku cenohet vota e lire dhe demokratike. Ne versionin e dhene nga kjo parti, sapo shoqeruesi i Bujar Nishanit bashke me nje punonjes te SHKB-se kane pare Saimir Tahirin me kete mjet modern, ata ia kane marre me dhune, ne zonen e Kombinatit ne Tirane ne qendren e votimit 1862. "Personeli shoqerues i ministrit Nishani, ka ushtruar dhune fizike. Ata ushtruan dhune mbi mua duke me terhequr dhe duke me marre objektet personale", deklaroi Tahiri per mediat, te cilat mberriten me vone ne vendngjarje, por ne ate moment nuk saktesoi objektin personal konkret te cilen i kishin sekuestruar. Me pas kjo u be e ditur, nga nje deklarate per shtyp e zedheneses se Partise Demokratike, qe behej fjale per sekuestrimin e nje stilolapsi me kamera, qe sipas tyre filmonte voten. Ne shkollen "Shyqyri Peza" ne zonen e votimit 1862, votimi u bllokua rreth nje ore, ku shkak per kete eshte bere kerkesa e anetareve te komisionit te Partise Demokratike, qe kane kerkuar largimin e nje vezhguesi te Partise Socialiste. Ndersa perreth 20 minuta, brenda qendres se votimit ishin te pranishem forca policore. "Nje tufe rrugecerish, kryesuar nga shoqeruesi i ministrit Bujar Nishanit, bashke me disa te tjere te armatosur, po ushtronin dhune mbi mua", shpjegon situaten Tahiri. Sipas tij, madje duke i vjedhur me dhune edhe sende personale te tij. "Kjo eshte e papranueshme, por fatmiresisht lajmi i mire eshte se kesaj qeverie i kane mbetur pak ore, kur shqiptaret do t'i japin faturen perfundimtare", theksoi zyrtari socialist. Sipas tij, nuk ka asgje, asnje menyre dhe asnje instrument qe kjo qeveri ne ikje, te ndaloje votuesit shqiptare te shprehin vullnetin e tyre.
1862
Ishte
Qendra e votimit ku ndodhi ngjarja e denoncuar nga kandidati per deputet i Partise Socialiste ne Qarkun e Tiranes, e cila ndodhet ne zonen e kombinatit, ne shkollen "Shqyqyri Peza". Ndersa akti eshte denuar rende nga selia roze.
10
Persona
Ishin te pranishem ne ndalimin qe iu be me trup, Saimir Tahirit. "Keta zoterinj me ndaluan me trup, nese arriten te me vjedhin sendet e mia personale, kjo nuk eshte nje humbje, por nuk munden kurre te vjedhin voten e qytetareve shqiptare", tregoi Tahiri.