E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreka dhe bisedat gjatë saj

18/02/10 19:36

Banorët në shtëpinë e vjetër janë ulur për te ngrënë drekën e gatuar nga Bledi. Ata e përgëzojnë Bledin pasi thonë që e ka gatuar shumë mirë dhe është shumë e shijshme. Ai i thotë ta urojnë lum ajo që do ta marrë. Erioni i thotë që ku nuk është një urim kushedi se çfarë pasi ajo që do ta marrë, nuk do ta marrë për ti gatuar. Kika i thotë që e rëndësishme është që atë po e shikojënë nga ekrani të gjitha vajzat e Shqipërise dhe Kosovës dhe do ti shkojnë nga pas vetë. Kika i thotë që nuk e ka parë se si i ka gatuar qoftet dhe ai i tregon recetën. Më pas Erioni e pyet Bertinën se çfarë personifikon figura që ajo ka bërë me patate por ajo i thotë që ajo do tja thojë vetëm Arbanës kur ta pyesë. Ada i thotë tja tregojë Erionit se do ta lerë pa gjumë.
Më pas Ada pyet Rezartën çfarë ka që nuk flet dhe Bertina i thotë që ajo aplikon rregullin që kur ha nuk flitet. Rezi e pohon duke i thënë që gjatë ngrënies dhe punës nuk flet. Erinoni ndërhyn duke i thënë që bizneset më të mira bëhen gjatë ngënies, por Rezi i thotë që ajo mendon se bëhen në letër.
Bertina i thotë Klodit që ai spo ndihet fare, dhe Klodi i përgjjigjet me shaka që është akoma në tren dhe kur të zbresë do të flasi. Disa nga ata vazhdojnë të hanë, ndërsa të tjerë dalin jashtë për të pirë nga një kafe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›