E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreni përballë sensualitetit të Ledinës

Dren Abazi tashmë është një emër i njohur në botën e artit shqiptar. Një këngëtar i ri dhe mjaft i talentuar, i cili numëron disa hite dhe bashkëpunime të suksesshme. Krijimi i tij më i fundit është ai me Ledina Çelon. Një bashkëpunim që është pritur mjaft mirë dhe që shënon rikthimin e këngëtares së njohur në tregun muzikor shumë kohë pas lindjes së djalit të saj. Kënga është mjaft e ngrohtë, sensuale dhe Ledina ka ditur vërtetë ta “ndezë” pas një pauze të gjatë publikun e saj. 

"Ideja ishte e Ledinës. Ajo donte të rikthehej me një këngë pas një pauze relativisht të gjatë që pati nga skena dhe mendoi që unë mund t’i shkruaja një këngë që do e sillte atë ndryshe nga herët e tjera,'' ka shpjeguar Dreni për ''Mapo'' mënyrën se si lindi ideja e  bashkëpunimit me Ledinën.     "Këngën që kam shkruar e ka kënduar në mënyrën më të mirë të mundshme, kështu që normalisht edhe Ledina i ka dhënë atë anën e saj sensuale këngës. Pastaj edhe melodia që kam krijuar i është përshtatur  tekstit, që mendoj se është mjaft i ndjeshëm, romantik, mbase edhe erotik", ka përfunduar Abazi. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›