E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster shefi i krimeve gjen droge ne bagazh

Shefi i krimeve në komisariatin e Gjirokastrës ka zbuluar drogë, të tipit hashash, në bagazhin e makinës së tij, tip Benz.

Adriatik Logli ka njoftuar menjëherë sallën operative mbi këtë ngjarje, teksa është bërë e ditur se makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila deklaron se ka gjetur prova të autorëve, që kanë vendosur sasinë e drogës në automjetin e shefit të krimeve, Logli.

Sipas burimeve policore, dyshohet se vendosja e 11 kg hashashi në bagazhin e mjetit, është bërë për shkak të detyrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›