Drews Qytetaret e veriut nuk e kaluan testin

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews e ka pranuar se dy autokolona të paqeruajtësve, të nisura për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak janë ndaluar nga serbët në barrikada, duke theksuar se në këtë aspekt është shumë i zhgënjyer.
Sipas tij qytetarët në veri nuk e kaluan testin. Këto deklarime komandanti i KFOR-it i bëri gjatë një vizite në Lypjan.
Sipas Drews, KFOR-i e ka shtyrë sërish afatin e heqjes së barrikadave deri të mërkurën në mbrëmje.Pas përfundimit të këtij afati KFOR-i nuk do të japë më kohë, ka potencuar komandati i KFOR-it.
Përpjekjet e KFOR-it për te depertuar nëpërmjet rrugëve tokësore në veri të Kosovës kanë dështuar gjatë së martës, pavarësisht se afati i dhënë serbëve për të larguar barrikadat ka skaduar.
Autokolonat e KFOR-it të shoqëruara me autoblinda dhe mjete të tjera ushtarake kanë arritur të futen deri në fshatin Cabër të Mitrovicës, fshati i fundit i banuar me shqiptarë. Pas qëndrimit disa orësh janë kthyer mbrapsht, pasi ka dështuar arritja e marrëveshjes me përfaqësues të strukturave ilegale serbe, për të kaluar në rrugë tokësore.
Ndërsa, raportohet se kjo tërheqje ka ndodhur për shkak se KFOR-i po pret rezultatin e takimit të Kuvendeve Komunale paralele të Komunave Veriore, i parashikuar të zhvillohet të mërkurën.
E derguara e Top Channel ne Mitrovice, Valdete Osmani, njofton se rrugët vazhdojnë të mbahen edhe më tej të bllokuara, ndersa verehet prani e popullatës lokale në atë pjesë. Ne një deklarate per shtyp të KFOR-it, thuhet se dy autokolona të këtij misioni kanë filluar furnizimin e trupave të KFOR-it në Jarnjë dhe Bërnjak, nëpërmjet rrugës në veri të Kosovës. Sipas KFOR-it, qëllimi është të testohet liria e lëvizjes. Ne baze te rezultateve të ketij misioni, KFOR-i do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Petrovic: Veriu, peng i politikës
“Qytetarët e Veriut të Mitrovicës janë peng i politikës jo të drejtë. Ata meritojnë jetë më të mirë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe siguri”. VV dhe LDK kundër privatizimit të PTK-së
Dy subjektet opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje kritikojnë qeverinë për implikimet buxhetore që do të shkaktohen nga dështimi i privatizimit të PTK-së.
KFOR nuk arrin të kalojë barrikadat
Përpjekjet e KFOR-it për te depertuar nëpërmjet rrugëve tokësore në veri të Kosovës kanë dështuar gjatë së martës, pavarësisht se afati i dhënë serbëve për të larguar barrikadat ka skaduar. Qosja: Jo luftës në veri të Kosovës
Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kritikuar ashpër partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje.
Kërkesa e KE për veriun e Kosovës
Progres-raporti i Komisionit Evropian për Kosovën propozon që, për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit të hartohet një strategji gjithëpërfshirëse për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Lajmet kryesore
Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Mjekët: Një prej minatorëve, në koma
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Tiranë, zjarr në një fabrikë vaji