Dubioza Kolektiv fiton MTV’në

Deri më tani grupi Dubioza Kolektiv ishte nominuar tre herë për shpërblimin MTV, ndonëse kësaj radhe në konkurrencë me të ishin edhe grupet si Hladno Pivo (Kroaci), Magnifico, S.A.R.S.(Slloveni) dhe Sevdah BABY (Serbi).
"Më në fund, pas tre nominimeve, edhe neve na ngrohu dielli i MTV’së”, deklaruan anëtarët e grupit.
“I falënderojmë të gjithë ata njerëz që votuan dhe i ftojmë të gjithë, që na ndihmuan rreth ‘kurdisjes’ së nominimit, tani të ‘kurdisin’ edhe garën për World Wide Act".
Përndryshe gjatë javës në vazhdim, gjegjësisht deri më 23 tetor, zgjatë votimi për shpërblimi tjetër të MTV’së, "World Wide Act", gjatë të cilit mund të votohet sërish për interpretuesin më të mirë rajonal.
Vitin e kaluar për interpretuesin më të mirë rajonal e fitoi grupi Gramphonedzie, e para tij grupet Lollobrigida, Aleksandra Kovac, Van Gogh dhe Laka.
Ndarja e shpërblimeve të sivjetme evropiane të MTV’së do të mbahet në Belfast, më 6 nëntor.