Drews dhe Sparkes nuk lejohen te shkojne ne Bernjak

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka tentuar të shkojë drejt pikëkalimit kufitar të Bërnjakut, por nuk ka mundur, pasi serbët nuk kanë lejuar kalimin e EULEX-it.
Me komandantin e KFOR-it ishte edhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes. Serbët, ishin të gatshëm të lejonin kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-it.
Drews, sipas Telegraf, ka biseduar për rreth 15 minuta me nënkryetarin e komunës paralele të Zubin-Potokut, Srdan Durovic, në tentimin që të bindet popullata që pos KFOR-it të lejohet edhe kalimi i stafit të EULEX-it.
Durovic ka thënë se automjetin e EULEX-it nuk mund ta lejojnë të kalojë para se “ky mision të distancohet nga institucionet e Kosovës dhe të veprojë neutral”.
Lajmi se në drejtim të Zupçit është drejtuar edhe EULEX-i, ka bërë që serbët të mblidhen edhe te ura kryesore e Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Serbët sërish barrikada në Bërnjak
Në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak serbët lokale ngriten serish një barrikadë prej druri. Mediat serbe raportojnë se, barrikadat u ngrit pasi KFOR-i ditën e premte largoi barrikadat e formuara nga kamionët e vendosur nga serbët.
Kjo është barrikada e parë e rivënë nga ana e serbëve lokale qe nga marrëveshja e arritur ndërmjet serbëve dhe përfaqësuesve të KFOR-it, për heqjen e barrikadave dhe lirimin e rrugëve për qarkullim. Megjithatë, bazuar në lajmet që transmetojnë mediat serbe, serbët e veriut ende po bëjnë thirrje që të gjitha barrikadat që ishin të vendosura në rrugët në veri duke përfshirë fshatin Jagnjenic, Leposavic dhe nëpër vendet të tjera të zëvendësohet me barrikada të tjera më të vogla.
Nderkohe, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews kërkon liri të plotë të qarkullimit në veri dhe për këtë i referohet edhe Rezolutës 1244.“Pervecse nuk mund të qarkullojnë misionet ndërkombëtare, si EULEX-i, as KFOR-i nuk e ka lirinë e plotë të lëvizjes në barrikadat në veri dhe në akset tjera rrugore. Na është dhënë mundësia që t’i afrohem pikëkalimit kufitar, por përmes rrugëve anësore”, ka thënë Drews në një intervistë për "Vesti" te Serbise.
Kur është fjala te transportimi i doganierëve të Kosovës, Drews përkujton se këtë punë e bënë EULEX-i, përderisa KFOR-i është përgjegjës për siguri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kastrati: Kushtet e serbëve, të papranueshme
Problemet me barrikadat në veri vazhdojnë duke penguar për rrjedhojë edhe lëvizjen e lirë. Kështu u tha sot në mbledhjen e komitetit për sigurinë në Mitrovicë. Hapen 38 km në autostradën Vërmicë-Merdare
Me datë 12 nëntor të gjithë qytetarët e Kosoves dhe më gjerë do të mund të përdorin për qarkullim 38 kilometrat e para të autostradës Vërmicë- Merdare.
Kosovë, nis shpërndarja e pasaportave biometrike
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës të hënën nis lëshimi i pasaportave të para biometrike të Republikës së Kosovës. Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë notën zyrtare të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u shndërruar kështu në shtetin e 84 që vendos marrëdhënie diplomatike me Prishtinën zyrtare.
Stefanoviç: Disa në veri nuk e kuptojnë realitetin
Shefi i palës serbe për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka thënë se disa liderë politikë serbë të veriut të Kosovës kanë probleme me konceptimin e realitetit.
Lajmet kryesore
Prifti: Gjykata të marrë ekspertizë të huaj
Top Channel, analizë të dy ekspertizave
Ekspertët nuk zbardhin videon
Pezullohet gërmimi i lumit Erzen
Kukës, konflikti me minierën
Buxhet “i varfer” 2012