E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drews e Sparkes s`lejohen të shkojnë në Bërnjak

Komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës dhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes nuk janë lejuar nga serbët e veriut të Kosovës të kalojnë përmes Zupçit për të shkuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.
Serbët, raporton Tanjug, ishin të gatshëm ta lejojnë kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-it.
Dreës ka biseduar për rreth 15 minuta me nënkryetarin e komunës paralele të Zubin-Potokut, Srdan Duroviç, në tentivë për ta bindur që përveç KFOR-it të lejohet edhe kalimi i stafit të EULEX-it.
Duroviç ka thënë se automjetin e EULEX-it nuk mund ta lejojnë të kalojë para se “ky mision të distancohet nga institucionet e Kosovës dhe të veprojë neutral”.
Dreës edhe më këtë rast ka kërkuar që të qarkullojnë lirshëm të gjithë përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
“Kjo është diçka që edhe ne e duam, por pa praninë e institucioneve të Prishtinës në veriun e Kosovës”, ka thënë Duroviç.
Lajmi se në drejtim të Zupçit është drejtuar edhe EULEX-i, ka bërë që serbët të mblidhen edhe te ura kryesore e Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›