Ekonomia globale do të nxjerrë të tjerë të papunë, rrezik për trazira

Sipas ILO-s do të duhen edhe 5 vite të tjera që ekonomitë e përparuara të rikthehen në nivelet e para-krizës për sa i përket punësimit. Organizata paralajmëron po ashtu se në 45 nga 118 shtetet që ka ekzaminuar, rreziku i trazirave sociale po rritet nga dita në ditë.
Ndërkohë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tha se liderët e G 20-ës që takohen këtë javë në Francë do të duhet të marrin vendime të guximshme.
OECD tha se vendimi për të rritur Fondin e Shpëtimit të Eurozonës nga liderët e Bashkimit Evropian me 26 tetor ishte tepër i rëndësishëm si një hap i parë, porse masat e vendosura duhet të ndërmerren “menjëherë dhe me forcë”.
Në Raportin e Punës në Botë 2011, ILO tha se ngecja e ekonomisë globale ka filluar të ketë ndikim dramatik në tregjet e punës.
Ajo tha se rreth 80 milionë vende të reja pune do të nevojiten gjatë dy viteve në vijim për t’u rikthyer në nivelet e punësimit të para-krizës. Por, rënia e fundit në rritjen ekonomike paralajmëron se do të krijohen vetëm gjysma e vendeve të nevojshme të punës./Start/F. P/
2011-10-31 14:52