Njeriu i shtatëmiliardtë lind në Rusi

Edhe pse në të njëjtën kohë në shumë vende të botës mund të kenë lindur qindra fëmijë, Organizata e Kombeve të Bashkuara si njeriun e shtatëmiliardtë njohu Pyotr Nikolayevin, i lindur në orën 00:19 (me orën lokale).
Fillimisht u dhanë shumë lajme kontradiktore lidhur me lindjen e personit të shtatëmiliardtë, si në rajonin e Kamacatskit në Rusi, për një tjetër rajon në Indi etj.
Pyotr lindi me peshë 3 kilogramë e 600 gramë, 50 cm i gjatë. Nënës së tij iu dha certifikata që vërteton se Pyotr është personi i shtatë miliardë në botë.
Pragu i gjashtë miliardëve u kalua në vitin 1999. OKB zgjodhi në atë kohë, Adnan Neviç, një bebe të lindur në Sarajevë, si përfaqësuesin e gjashtëmiliardtë të planetit. U deshën 12 vjet që popullsia e botës të arrijë në shtatë miliardë teksa do të duhen 14 të tjera që numri të arrijë në tetë miliardë.
Ekspertët mendojnë se deri më tani në Tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz, çka do të thotë se rreth 6,5 % e të gjithë njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë jetojnë aktualisht.
Popullsia e Botës:
1 miliard – 1804
2 miliard – 1927
4 miliard – 1974
5 miliard - 1987
7 miliard - 2011
9 miliard - 2043
Rreth 19 % e popullsisë së botës janë kinezë; 50.4 % e të gjithë njerëzve janë meshkuj; 50.5 % jetojnë në qytete; mosha mesatare e të gjithë popullsisë është 29-vjeç; 73 % e popullsisë së botës nuk përdor internet.
/Start/F. Prroni/
2011-10-31 10:12