Drews nuk e ka ndërmend të takohet me Bogdanoviqin

Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowicki i ka deklaruar kësaj agjencie, se KFOR-i është i informuar
për kërkesën e ministrit serb, Goran Bogdanoviq që takohet me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews.
“Komandanti i KFOR-it nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një takim të tillë, sepse KFOR-i, me zyrtarët serbë mban lidhje vetëm përmes komisionit të posaçëm të përbashkët, përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes tekniko -ushtarake," ka thënë shkurt, Nowicki.
Nowicki ka sqarua se Komisioni ushtarako-teknike përbëhet nga përfaqësues të KFOR-it dhe ushtrisë serbe.
Bogdanoviq kishte kërkuar një takim me gjeneralin Drews dhe Shefin e EULEX-it Xavier de Marnhac për të biseduar lidhur me “çështjen e grupeve të armatosura në veri të Kosovës dhe mënjanimit të shkallëzimit të konfliktit”, i është thënë dje agjencisë Beta në ministrinë që drejton Bogdanoviq.