E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i ashtuquajturi 'kryeshef i rrethit të Kosovës' Goran Arsiq

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka deklaruar agjencisë shtetërore serbe Tanjug-ut se policia e ka arrestuar të ashtuquajturin “kryeshef i rrethit të Kosovës” Goran Arsiq, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Rexhepi ka thënë se Arsiqi dhe një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë arrestuar sot sipas denoncimit të disa personave, të cilët kanë thënë se Arsiq i ka shantazhuar ata për të dalë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen më gjashtë maj, transmeton Telegrafi.

Prokurori publik i ka caktuar Arsiqit masën e paraburgimit, për shkak se ai ka kërcënuar disa persona se policia serbe do t’i arrestojë sapo të shkojnë në Serbi, në qoftë se nuk dalin në zgjedhjet e ardhshme serbe, ka sqaruar ministri Rexhepi, raporton Tanjug.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›