E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita si dashuri gruaje

Pjese nga Ditari i Drita Pelingut te panjohurat e nje bote te brendshme shpirterore ne sinqeritetin natyral te jetes se nje artisti. Sjellim kete tufe impresionesh nga aktorja ne 85-vjetorin e lindjes

Nga fillimi deri ne fund rolet e mia kane qene ose role vajzash dashnore ose role grash me nje bote te madhe te brendshme me shperthime te fuqishme dhe te gjitha keto kane bere qe une te kujdesem per trupin tim per fizikun floket gjithcka qe kerkonin keto role.

Ne nje piknik familjar kisha ngrene hudhra te njoma. Ne mbremje ishte shfaqja Mikroborgjezet. Hyj ne skene dhe versulem tek i dashuri... i mrekullueshem Prokop Mima. Por... dy duart e tij me ngriten dhe me verviten tutje Nuk hahen hudhra kur ke shfaqje Gjithe rolin e perfundova me lot ne sy. Isha 22 vjece

Sa here kisha premiere partneri im i roleve te dashurise Naim Frasheri vendoste ne kabinen time nje buqete me lule fushe te mbledhur ne rrethinat e Tiranes qe atehere ishte e gjelberuar.

Edhe jashte provave Luiza ime me ndiqte nga pas ajo cdo dite e me teper futej ne veten time dhe me dukej sikur me fisnikeronte. Shpesh me prishte gjumin e nates dhe me thoshte Mos me harro te mos te te harroj Dhe une ngrihesha pa zhurme qe te mos shqetesoja familjen shkoja ne kuzhine e qendroje mbi tavoline permbys mbi tekstin me laps ne dore deri ne oret e para te mengjesit...

Faren e rolit e kisha percaktuar dallge dhe plastika ime lekundesh vazhdimisht ne ecje sa majtas-djathtas te cilat shprehnin lekundjet e karakterit te Dejamires qe vraponte nga frynte era e parave 1962.

Ne kinematografi kam hyre vone. Pata disa probleme te kohes qe nuk me lejuan. Luajta nje rol te vogel ne filmin Tana pas tij linden problemet qe u thuan me vone kur dola ne pension. Madje ishte Viktor Gjika e Vladimir Prifti qe me thirren te paret.

Dikush me tha Eumlshte shume vape. Pse rrezikon per nje rol episodik. Kjo qe ben ti eshte nje aventure. Pse jo edhe aventurat e rreziqet me pelqejne. Por une u nisa nga dicka me e shtrenjte per nje deshire te parealizuar per nje enderr...nje enderr e brezit tim qe koha e regjimi na e kish privuar nje njohje e re nje eksperience tjeter pune kapje hapesirash qe ndonese teper vone me japin kenaqesi. Duke qene se jam nje natyre qe me pelqen ta shfrytezoj kenaqesine qe me sjell fati...i hipa avionit dhe fluturova. Ja kjo eshte e gjitha. Marre nga ditari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›