E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentja shqiptare ndalohet te mbaje shami ne nje shkolle ne Turqi

Nje studente shqiptare ne Institutin e Teknologjise ne Izmir te Turqise YTE nuk eshte lejuar te marre pjese ne mesimin e zhvilluar nje nga klasat e ketij institucioni arsimor turk per shkak te shamise qe mbante ne koke. Ngjarja e pazakonte eshte referuar nga media turke Today Zaman sipas se ciles ajo risjell ne vemendje rastet e ndalimit te shamive te kokes ne mjediset arsimore per te cilat Bordi i Arsimit te Larte YOK ka marre nje vendim te caktuar vitin e kaluar. Por qe sipas kesaj gazete eshte ende duke u aplikuar ne menyre arbitrare ne disa universitete. Ornela Bego mesohet se quhet studentja nga Shqiperia e cila ka ardhur ne Turqi per te studiuar fizike ne institucionin arsimor YTE dhe nuk eshte lejuar te marre pjese ne leksionin e saj te kimise per me shume se nje muaj per faktin e vetem se mbante shami koke. Begoja ka raportuar per Today Zaman-in se ajo nuk ka qene ne gjendje per te gjetur ndonje zgjidhje per kete problem i cili sipas saj mund ta beje madje qe te humbase edhe vitin shkollor. Kjo edhe pse ajo ka biseduar me rektorin e YTE-se Mustafa Guumlden per kete ceshtje. Nderkaq presidenti i Bordit te Arsimit te Larte YOK Jusuf Zija Ozcan leshoi nje deklarate ne mars te vitit te kaluar me te cilin paralajmeronte ata qe ndalonin mbajtjen e shamise se kokes ne universitete dhe nese do te kishte mosrespektim te ketij vendimi ndaj atyre personave YOK-u do te niste hetimin. Studentja pohon se i ishte thene nga nje profesor Ju nuk mund te hyni ne klase duke mbajtur shami koke edhe ne qofte se ndalimi i tyre ne universitete eshte hequr. Ajo tha gjithashtu se ajo nuk ishte ne gjendje per te kuptuar pse nje ndalim i tille ka qene i zbatuar ne Turqi popullsia e se ciles eshte kryesisht myslimane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›