E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Berisha heq foton me kryeministrin ne Facebook

Te tjera rreth shkrimit FOTO Si u hoq nga policia e u be diplomat Pas lajmit te dhene nga shqiptarja.com rreth fenomenit te favorizimeve ne administraten me te larte shteterore dhe pikerisht rasti i nipit te kryeministrit Sali Berisha Dritan Berisha ky i fundit heq te gjitha fotot e publikuara ne facebook ku tregoheshin shetitjet turistike neper Rome bashke me familjen e tij por ndryshon dhe foton e profilit ku me pare kishte vene ate me kryeministrin Berisha xhaxhain e tij. Vendin e saj e ka zene nje foto e bukur po ne Rome qe percjell zbukurimet per festat e fundvitit ne kryeqytetin italian.

Dritan Berisha i cili u perjashtua nga policia ne vitin 2006 pas nje grindje me arme ne publik u zbulua nga gazetaret tane se i ishte futur rruges se bukur te diplomacise me nje post si oficer sigurie ne ambasaden tone ne Rome.
Nuk eshte hera e pare qe persona afer pushtetit familjare ose jo me precendete te ndryshem ne vend qe te ndeshkohen sipas ligjit per demin qe i krijojne imazhit te Shtetit shqiptar promovohen me poste edhe me te mira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›