Dritan Dajti braktis sërish gjyqin për mungesën e një avokati
TIRANE- Dritan Dajti ka vendosur sërish të largohet nga salla e gjyqit gjatë seancës së sotme duke e zvarritur pafund procesin ndaj tij. Edhe kësaj here ai ka zgjedhur të protestojë në këtë formë për mungesën e një avokati, edhe pse gjykata ka kërkuar që gjyqi të vijojë vetëm me të pandehurin.
Prej largimit të avokatit Hadëraj, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Shumë nga avokatët e caktuar nga pesëshja gjykuese, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.
Gjykata tentoi ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar seancat vetëm në praninë e të pandehurit, por tashmë ky i fundit seancë pas seance largohet nga kafazi i hekurt. Dajti ka zgjedhur këtë mënyrë për t’i lidhur duart drejtësisë, e cila po shënon një prej rekordeve
më të mëdha të zvarritjes së një procesi, ku prej një viti e gjysmë nuk zhvillohet qoftë dhe një seancë e vetme.
(m.a/BalkanWeb)