E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti qëllon 6 persona për vdekje, mes tyre 4 policë

Katër policë të Komisariatit të Durrësit janë qëlluar për vdekje nga Dritan Dajti, një person kontigjent, i renditur i treti në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve të pa konfirmuara, ka edhe të tjera viktima, ndoshta persona të rastësishëm, që ndodheshin në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14 në afërsi të Plazhit Iliria në lagjen numër 13 në Durrës. Në vendgjarje ndodhen krerë të lartë të policisë së shtetit, të cilët ende nuk kanë sigurar informacion të saktë se si ka ndodhur ngjarja. Ata konfirmojnë për TV Klan se katër policët janë qëlluar nga arma e Dritan Dajtit, pasi janë diktuar nga ky i fundit. Mësohet se mes policëve dhe Dajtit është shkëmbyer zjarr dhe për pasojë Dritan Dajti është plagosur. Superkrimineli i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, i dyshuar dhe për urdhërimin e shumë vrasjeve me pagesë, është shtruar në Spitalin e Durrësit ku ka marrë ndihmën e parë. Pasi kishin siguruar informacionin se mes plazhistëve të shumtë në bregdetin e Durrësit, gjendej dhe personi i shumë kërkuar, Dritan Dajti, efektivat e policisë janë nisur drejt plazhit Iliria për të vënë në pranga personin e arratisur nga Gjykata e Tiranës 6 vjet më parë. Dritan Dajti është i dënuar me 17 vjet burg për vrasje. Ai, mundi të arratiset në mes të ditës nga ambjentet e Gjykatës ndërsa ndodhej për të asistuar në procesin e tij gjyqësor, në vitin 2003. Që prej atij viti për Dritan Dajtin është folur shumë pak.

Policia e Shtetit ka deklaruar se :
Pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kërkuar Dritan Dajti, i cili strehoej në një banesë në afërsi të pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit, Sektori i Operacioneve Speciale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në moment organizoi shërbime në këtë territor për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.
Rreth orës 13.45 nga shërbimet e vendosura është konstatuar se personi shumë i kërkuar është afruar me një makinë Volkswagen tip “Tuareg” me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR.
Kur makina kishte ndaluar trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me këtë detyrë, ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij.
Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti në mënyrë të menjëherëshme, ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 punonjës policie, është plagosur rëndë i shumëkerkuar Dritan Dajti si dhe ka mbetur i vrarë shtetasi Ledion Mara i datëlindjes 1986 lindur në Lushnje, person me precedentë kriminalë si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banuës në Tiranë.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë pistolete si dhe dy radio policie.
Veprimet ne vendngjarje vazhdojnë, nën drejtimin e një grupi prokurorësh nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›