Topi: Betejën më të ashpër kundër krimit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në një prononcim për mediat pas homazheve për katër policët e vrarë shprehu ngushëllimet më të thellla për familjet e policëve të rënë. Ai e konsideroi ditën e sotme si një nga ditët më të dhimbshme për kombin tonë. "Kjo është një nga ngjarjet më të dhimbshme për kombin", deklaroi ai. Topi shprehu solidaritet me forcat e rendit kërkoi betejën më të fortë kundër krimit. "Ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga institucionet përkatës. Duhet beteja më e ashpër kundër kirmit", theksoi President ii Republikës.