E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria te jape llogari jo te beje premtime mashtruese

Kryetari i Partise Socialiste dhe kryetar i Bashkise Tirane Edi Rama ka prezantuar kandidaten per minibashkine nr.1 ne kryeqytet Lindita Nikollin. Rama gjate fjales se tij ne kete prezantim eshte shprehur se me 8 maj eshte rasti per ti thene ketij pushteti kurre me. Krahas prezantimit te kandidates per njesine nr.1 Rama foli edhe ne teresi per zgjedhejt e 8 majit ku u shprehur se mazhoranca qeverisese duhet te jape llogari per ate qe ka bere dhe jo te beje premtime mashtruese. Kreu i PS-se tha se gjate ketyre viteve pushteti aktual eshte pjekur te pengoje punen ne Tirane.

Na e lane Tiranen ne gjendje te mjerueshme duke tentuar ta marre me dhune Tiranen. Ta harroje Tiranen. Ne vend qe te bejne premtime mashtruese duhet ti japin llogari per keq qeverisjen e tyre llogari per faturat dhe cmimet e papermbajtshme dhe taksat e pameshirshme te inflacionit per vrasjet grabitjet genjeshtrat dhe per balten e urrejtjeve dhe shpifjeve qe kane hedhur ne punen e palodhur qe ne kemi bere tha Rama.

Lideri i socialisteve e ka perfunduar fjalen e tij duke thene se Lindita eshte arsye per ti thene Saliut kurre me grabitje pasurish te popullit kurre me nje pushtet qe mbron ministra dhe kryeministrin nga drejtesia kurre me mungese monopolesh kurre me ndaj pushtetit te medias me para te pista.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›