Dritan Prifti: Nëse rinumërohen votat, LSI dhe mazhoranca tkurren me 7- 8 mandate
Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti, deklaron se ka bërë rinumërimin e votave në Fier nga kamerat e KQZ-së dhe ka arritur në përfundimin se i kanë vjedhur mbi 6 mijë vota.
Sipas tij, nëse do ketë rinumërim në të gjithë vendin, rezultati do jetë historik.
Rinumërimi i 10 kutive në Lezhë tregoi se asnjë kuti votimi nuk ka ngelur pa manipuluar. Hajdutët e votave duhen dënuar ligjërisht, në mënyrë që vjedhja e votave të mos ndodhë më kurrë në këtë vend. Në qarkun Fier, pasi rinumërova çdo votë nga kamerat e KQZ-së, faktova se mua më janë vjedhur mbi 6 mijë vota. Filmimet kishin ndërhyrje, prerje, kuti të tëra pa u filmuar, ndërprerje në mes të numërimit për minuta të tëra. Në të gjitha kutitë kam parë vjedhje dhe manipulime. Vetëm në një kuti më kishin vjedhur 85 vota, në një tjetër 38 dhe në çdo kuti rreth 5 deri në 10 vota. Kjo është një masakër që PD dhe PS e fshehin.
Nëse rinumërohet gjithë Shqipëria, zbulimi do të jetë historik. Nuk do të jetë çudi që LSI dhe maxhoranca të tkurret me 7 apo 8 mandate dhe partitë e vogla të shtohen me kaq mandate. Të gjithë dështuan me ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve. Ndërkombëtarët mbyllën sytë për shkak të dëshirës së tyre për rotacion. Turpi u mbetet të gjithëve dhe kostot janë të demokracisë shqiptare, tha Dritan Prifti./ep