E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Prifti ne Prokurori Dorezon kaseten me filmimet origjinale

TIRANE- Dritan Prifti nje nga personat kryesore ne video-skandalin e Ilir Metes publikuar nga Fiks Fare pas kater oresh ka lene Prokurorine e Tiranes. Prifti tha per gazetaret se dorezoi ne Prokurori kaseten origjinale ndersa shtoi se eshte pyetur per detaje ne lidhje me ngjarjen. Pas daljes nga Prokuroria Prifti pohoi se do te jete ne dispozicion te drejtesise per te zbardhur plotesisht ceshtjen.



TIRAN - I kontaktuar nga Shekulli pasditen e djeshme deputeti Dritan Prifti ka shpjeguar se cfare fshihet ne pjesen tjeter te videos qe Meta pretendon se eshte e prere. Sipas Priftit shkaku perse kjo pjese e videos eshte prere eshte thjesht teknik pasi ne ato momente zeri eshte shume i ulet dhe eshte e pamundur qe te degjohet se cfare po bisedojne dy personazhet.


Per aq sa mban mend ish-ministrit Prifti ne ate pjese te videos diskutohet per emerime te tjera qe Ilir Meta kerkonte qe te beheshin ne administraten shteterore. Ne fillim te videos tregohet qe ai mbante me vete nje bllok ku kishte shenuar nje nga nje te gjitha porosite qe kishte per ministrin Dritan Prifti.


Ne pjesen e prere ndodhen porosite e emerimeve. Ne kete pjese eshte biseduar edhe ne lidhje me prokurorine dhe mundesine qe ajo te nise hetimet per ceshtjen e koncesionit te hidrocentralit Egnatia-Shushica ne lumin e Gostimes.


Meta i shpjegon Priftit qe duhet te kene kujdes qe kjo bisede te mos hapet shume pasi ndokush mund te flase ne prokurori. Burime te prokurorise kane pohuar dje se kane marre nje kontakt paraprak me deputetin Dritan Prifti dhe se ai u ka pohuar qe do te shkoje sot paradite per te dorezuar materialet e ceshtjes. Behet fjale per videon origjinale te cilen ministri do ta dorezoje zyrtarisht si prove.


Sot pritet qe ai te jape edhe nje deshmi te shkurter per te gjithe ceshtjen. Qe nga momenti i transmetimit te videos deputeti Dritan Prifti ka marre disa kercenime ne telefon. Kercenimet kane ardhur permes telefonatave te panjohura dhe mesazheve. Keto do te depozitohen ne prokurori ne cilesine e proves. Kam shperndare provat brenda dhe jashte Shqiperise ne miq te besueshem.


Nese me ndodh gje mua apo familjes fajtor jane 2 persona Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha deri tani nuk ka motiv kurse Meta eshte shprehur qe eshte gati te marre kallashin kunder meje.


Kriminelet ordinere nuk kane pune me mua ata mund te veprojne vetem me urdher politik. Femijet nuk dine asgje sepse jane te vegjel dhe ne i mbajme larg televizorit. Te medhenjte jane te shqetesuar.


Kam menduar ta largoj familjen ne SHBA per disa kohe por me vjen keq ti shkepus femijet nga shkolla dhe shoqeria e tyre eshte shprehur Prifti ne nje interviste per Shekullin pak dite para publikimit te videos interviste e cila mund te lexohet e plote me poshte


Zoti Prifti ju tashme jeni larguar nga LSI. Si e gjykoni kete vendim
Jam shume i qete qe nuk kam te bej dhe nuk jam ne nje familje politike me Ilir Meten politikanin me te paburre dhe me te pabese qe ka lindur ndonjehere ndonje nene. Ka qene nje vendim i veshtire te ndahem perkohesisht prej mbeshtetesve te mi ne Fier Lushnje dhe Mallakaster por ka qene vendimi i duhur per te ikur prej LSI-se. LSI eshte nje parti qe tani ka 2 elektorat ne gjithe vendin dhe nje force politike pa te ardhme. Jo vetem shpetova prej intrigave te LSI-se por shpetova dhe te ardhmen time politike dhe investimin tim 13-vjecar ne politike aktive. U largova nga nje barke peshkimi qe po mbytej dhe falimentonte. Edhe peshqit jane aq te mencur sa te mos bien ne rrjeten e Ilir Metes.


Duke bere nje retrospektive si lindi LSI-ja shtate vjet me pare dhe ne cfare situate jemi sot
Nuk dua te flas fare per LSI-ne me gjate. LSI ka qene nje gabim i madh i imi. Nuk duhet te isha bere kurre partner politik ne kete aventure me Ilir Meten. LSI tani eshte parti e Ilir Metes. Te tjeret aty jane mbushes topi qe Meta i hedh si ti mbushet mendja. Me vjen mire qe shqiptaret e kane braktisur kete parti dhe me ne fund e kane njohur Ilir Meten sic eshte.


Ju keni permendur mundesine e krijimit te nje grupi te ri parlamentar. Keni nisur negociata me deputete te tjere
Une kam synim te krijojme nje grup ne Parlament qe te kete mundesi te diktoje mazhorance. Ne kete menyre ne do te mund te kontribuojme per ligje me te mira dhe per politike me te pergjegjshme dhe atdhetare. Deri sot une me z. Paulin Sterkaj jemi per kete projekt. Do te punojme dhe me shoke te tjere dhe shpresoj te kemi sukses. Sigurisht qe eshte veshtire se PD dhe LSI luajne me shuma gjigante parash per te blere deputete kurse ne duhet te punojme me parime dhe bindje per te ndergjegjesuar deputetet qe projekti yne eshte per te miren e vendit dhe te tyre por ska oferta financiare.


Ku do te pozicionohet ky grup
Ky grup do te pozicionohet ne opozite por nuk do te votoj kunder apo bojkotoj cdo ligj. Ne do te gjykojme me qetesi dhe do te votojme ligjet qe i duhen integrimit dhe vendit. Ligjet qe ofrojne mburoje per korrupsionin dhe favorizime per nje kaste te caktuar ne do ti kundershtojme fuqishem...


Ne rast ne nje mocioni votebesimi per qeverine si do te jete vota juaj
Kjo do te gjykohet nga gjithe anetaret e grupit ne kohen kur vjen mocioni mosbesimit per qeverine. Do te gjykojme motivet e mocionit dhe emrin e kryeministrit te ri dhe do te vendosim. Une personalisht jam per rrezimin e qeverise ku Ilir Meta eshte pjese.


Keni thene se Berisha ka dijeni per korrupsionin e shume ministrave por nuk ka mundesine ti heqe sepse i lekundet qeveria. Cilet jane keta ministra per cfare aferash behet fjale
Berisha ka informacion per shume nga ministrat dhe nuk ka cfare iu ben. Me situaten e krijuar ne Parlament ai ka nevoje dhe per nje vote te vetme. Ai nuk godet dot asnje minister te korruptuar sepse humbet mazhorancen ne Kuvend. Une kam folur boll dhe skam ndermend te behem prokuror per te denoncuar te gjithe. Nuk mund te rrezikoj me teper nga jeta ime dhe e familjes sime.


Si e shikoni situaten e brendshme ne LSI por edhe ne te gjithe mazhorancen
Une besoj se Qeveria eshte shume e brishte. Ajo mbahet ne kembe nga disa vota te majta te LSI-se disa te PDU-se dhe disa deputet te PD-se qe jane shume te pakenaqur me trajtimin qe i ben udheheqja e PD-se. Ata kane sy dhe shohin qe disa pasurohen kurse ata rrine me rroga dhe shtepi me qira. Une parashikoj nje vazhdim shume te veshtire te mazhorances. Ata do te punojne ne nje terren shume rreshqites gjithe javet qe vijne. Qeveria mund te bjere nga casti ne cast. shte e sigurt qe ajo nuk shtyn dot tre vjet. do gje eshte e pasigurt per ata.


Nje rast teper enigmatik eshte arrestimi dhe me pas zhdukja e ish-keshilltarit tuaj Eduard Belegu. Si eshte e verteta e kesaj ceshtjeje perse u arrestua ai ne menyre aq bombastike
Zoti Belegu eshte arrestuar me motive politike per te me trembur mua si minister. Nuk ka asnje shpjegim tjeter arrestimi me buje i tij ne zyren ne ministri. eshtja penale me te cilen u arrestua Belegu kishte vite qe ishte hapur. Ajo skishte lidhje me detyren e tij si keshilltari im por me nje aktivitet privat te tij para disa vjetesh. Ai ishte thirrur ne prokurori per pyetje dhe pastaj per rreth nje vit askush sishte kujtuar per ceshtjen madje atij nuk i ishte bere e njohur asnje akuze. eshtja nga informacionet e mia eshte hapur nga prokurori i rrethit te Elbasanit me nxitjen e Agron Kulicajt. Prokurori i ceshtjes i eshte shprehur vete z. Belegu se e ka hapur me urdher ceshtjen dhe pa vullnet. Une habitem se perse Prokuroria nuk e heton kete arrestim dhe ceshtje. Disa jave pasi Z. Belegu doli nga burgu ceshtja u pushua dhe akuzat qe e futen ne burg pushuan. Kjo histori ngjan me kohen e Enver Hoxhes kur njerezit futeshin ne burg me urdher politik me akuza te sajuara. Z. Belegu u zhduk ne kohen kur po pergatitej te denonconte prokurorine dhe policine per arrestimin e tij. Zhdukja e tij ka te beje me burgimin e padrejte. Kjo eshte nje histori e trishtueshme e lidhjes se politikes me prokurorine dhe policine e shtetit per ti bere presion nje ministri por qe perfundoi me zhdukje personi. Kjo histori duhet zbardhur. Une e kam kontaktuar disa here Agron Kulicajn per kete ceshtje por skam marre kurre nje pergjigje prej tij. Opozita duhet te kerkoje zbardhjen e kesaj. Presidenti duhet te kerkoje pergjegjesi per arrestin e bujshem kur nuk ekzistonte asnje arsye e perligjur per arrestim dhe Znj. Ina Rama te gjeje pergjegjesit e vertete. Ed Belegu ka qene nje mik i mire i mi dhe une asnjehere nuk do te ndal deri sa dikush te gjej te verteten.


A ju kane bere ju ndonje presion ne lidhje me Belegun
do gje qe i ndodhi Belegut ka qene presion ndaj meje nga Ilir Meta dhe miku i tij i fundit Agron Kulicaj. shte skandaloze te mendosh qe Eduard Belegu ka qene nje financues i madh i LSI-se kandidat per deputet dhe anetar i KDK-se dhe Ilir Meta perseri e goditi.


Ne mendimin dhe dijenine tuaj kush mban pergjegjesi per zhdukjen e zotit Belegu
Ilir Meta Agron Kulicaj prokurori Elbasanit dhe prokurori i ceshtjes. Keta njerez ne bashkepunim jane fajtore per fatin e Ed Belegut.


Ju jeni kercenuar personalisht dhe familjarisht me jete
I denoncova ne prokurori dhe pres te dale e verteta. Sigurisht ne kete terren politik kur Agron Kulicaj vazhdon te mbeshtetet politikisht dhe dhjetera kriminele qe vijne rreth tij une ndjehem i rrezikuar dhe per jeten. Familjen e kam te rrezikuar. Kam marre masat e mia. Kam njoftuar ambasadat e huaja dhe institucione te tjera te inteligjences. Kam shperndare provat brenda dhe jashte Shqiperise ne miq te besueshem. Nese me ndodh gje mua apo familjes fajtor jane 2 persona Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha deri tani nuk ka motiv kurse Meta eshte shprehur qe eshte gati te marre kallashin kunder meje. Kriminelet ordinere nuk kane pune me mua ata mund te veprojne vetem me urdher politik.


Sa kane ndikuar keto kercenime por edhe akuzat politike te bera ndaj jush ne jeten private tuajen dhe te familjes
Femijet nuk dine asgje sepse jane te vegjel dhe ne i mbajme larg televizorit. Te medhenjte jane te shqetesuar. Kam menduar ta largoj familjen ne SHBA per disa kohe por me vjen keq ti shkepus femijet nga shkolla dhe shoqeria e tyre. Jam duke e gjykuar kete pune ne vazhdimesi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›