Videoja opozita Zgjedhje te reja sa me shpejt

Opozita vendosi që videoja e shfaqur në “Fiks fare” të mos konsiderohet si rast i veçantë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, pas takimit të krerëve të opozitës paraditen e sotme.
Ai ka theksuar se opozita do t’i drejtohet popullit për zgjedhje të parakohshme.
“Gjendja në vend është shumë e rëndë. Videoja e publikuar është fytyra e vërtetë e korrupsionit të kësaj qeverie. Opozita do t’i drejtohet popullit për zgjedhje të reja sa më shpejt”, është shprehur Ngjela.
“Vendi e institucionet duhet të kthehen në normalitet sepse qeveria po funksionon me kriminalitet”, shtoi kreu i PLD-së.