Raporti i Marty Berisha takon Krasniqin

Kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë thirrje edhe njëherë EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës që të hetojnë këtë çështje dhe ka shprehur gatishmërinë e dy vendeve për hetimin.
“Qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësirat e nevojshme për hetimin e problematikave që ai ngre. Ne shprehim të gjithë keqardhjen që raporte të tilla raciste lexohen në Këshillin e Evropës. Nuk e cilësoj racist Dick Marty-n pas akuzat që ai ka mbledhur në analet serbe, por ai del lakuriq për qëndrimin e tij racist ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.
“Dick Marty si shkulës të veshkave ka zgjedhur shqiptarët dhe marrës të veshkave ka zgjedhur hebrejt, duke dalë edhe më lakuriq si racist me hetimin e tij. Kërkesa jonë është e prerë dhe jemi të vendosur të hetojmë çdo lloj krimi lufte”, shtoi Berisha.
Ndërkohë Krasniqi ka deklaruar se në raport Marty akuzon gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ai na detyron që të dy vendet tona t’i koordinojnë punët për ta kundërshtuar këtë raport. Ne jemi të gatshëm që institucionet ndërkombëtare të bëjnë një hetim të gjithanshëm profesional për të gjitha akuzat”, tha Krasniqi.